Sinoptikani zbulon motin për fundjavën/ Ja kur ulen temperaturat dhe rikthehen reshjet e shiut

Views: 1,106

Sipas parashikimeve te Motit nga Meteoalb, dita e sotme do të vijojë të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, por nuk do të ketë reshje shiu.

“Dita e premte mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve, vranësirave të shpeshta të cilat në pjesën e dytë të ditës parashikohet të bëhen më të dukshme duke krijuar edhe mundësira për momente të pakta me pika shiu, por që do të jenë në sasira shumë të papërfillshme”, thotë meteorologu Akil Osmani.

Por në fundjavë, moti pritet të shënojë një kthesë. Pasditen e së shtunës pritet të nisin reshjet e shiut që do të vazhdojnë deri paraditen e të dielës.

“Sa i përket fundjavës, parashikohet që deri pasditen e ditës së shtunë të mbetemi nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, por pasditja dhe mbrëmja e ditës së shtunë do të zhvillojë vranësira në territorin shqiptar duke bërë që të kemi prezencën e reshjeve herë pas here në formën e rrebesheve.

Leave a Comment