“Pas reshjeve të shiut, vjen i ftohti polar”/ Lajda Porja zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim

Views: 1,027

Sinoptikania Lajda Porja ka zbuluar se si do të paraqitet situata meteorologjike në vend gjatë ditëve në vijim.

Porja zbuloi se dita e sotme dhe deri në mëngjesin e së dielës do të ketë reshje shiu kryesisht në zonat qendrore ku pritet të ketë edhe përmbytje në zona të caktuara të mbyllura.

Nga dita e martë pritet të vijë i ftohti polar, që do të vazhdojë deri në fundjavë.

“Janari ka nisur me temperatura të larta edhe dita e sotme ka temperatura të larta për stinën që arrijnë 18-19 gradë. Gjithashtu ka pasur rritje edhe në vlerat minimale, por nga ora në orë presim grumbullim të vranësirave duke sjellë reshje. Pjesa e dytë e ditës së sotme dhe deri në orët e para të ditës së nesërme do të ketë reshje shiu ku më të shumta do të jenë në zonat qendrore dhe jugore. Në disa zona qendrore si në Tiranë, Durrës, Fier, Berat, Lushnja do të ketë probleme pasi do të ketë reshje herë pas here intensive, të cilat mund të sjellin dhe përmbytje në zona dhe lagje të caktuara.

Leave a Comment