Pamje tmerruese, shpëtohet pas 14 orësh gruaja e bllokuar në automjetin gjysmë të zhytur në ujë

Views: 588

Videoja e shpëtimit të një gruaje, që mbeti e bllokuar për 14 orë në makinën e saj gjysmë të zhytur në ujërat e një përroi në Kaliforni, po bën xhiron e rrjetit.

Sipas burimeve, gruaja u përpoq ishte të kalonte përroin pas shirave të dendur me makinën e saj, por automjeti u përmbys nga ujërat e vrullshëm dhe mbeti e bllokuar.

Megjithatë, ajo mbijetoi dhe u ngjit në makinën e përmbysur, ku kaloi natën derisa u vu re të nesërmen në mëngjes nga një person.

Ai njoftoi autoritetet dhe një helikopter H-30 i Kalifornisë Highway Patrol mbërriti në vendngjarje për ta shpëtuar.

Sipas autoriteteve, gruaja ishte bllokuar në automjetin e saj që prej orës 19:00 të së hënës mbrëma.

Ajo vuante nga hipotermia kur mbërritën mjekët, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Comment