Gaz etarja Liridona Llabani është shprehur se fëmijët e Liridonës kanë qenë të traumatizuar nga ngjarja e rëndë, ku nëna e tyre u vra në mënyrë brutale me porosi të të atit.
Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Llabani tha se pas ngjarjes, njëri prej fëmijëve teksa po pyetej nga një psikologe, vizatoi një ujk dhe tha ‘ky është babi’. Ajo shtoi se fëmijët e Liridonës kanë pasur trauma që lidhen me subkoshencën e tyre në familje.
“Ka edhe dy fëmijë, të cilët ditën e ngjarjes janë marrë në pyetje nga një psikologe. Ka një detaj shumë të rëndësishëm që tregon për marrëdhëniet mes dy prindërve.
Kur i është ulur njëri nga djemtë në tavolinë për t’u marrë në pyetje nga psikologia, ai ka vizatuar një ujk dhe pretendonte se ujku ishte babai i tij. Dhe nuk kanë dashur asnjëri nga fëmijët të jenë të gatshëm për të komunikuar me psikologen.
Pra fëmijët duket se kanë pasur një lloj traume që lidhet me subkoshiencën e tyre në familje. Naimi është edhe një manipulator në këtë histori. Ne kemi shumë Naima, por ky Naimi veçse ishte patologjikisht i sëmurë, por duket se nuk e ka dashur familjen e tij”, tha Llabani.
Leave a Reply