E rëndë në Berat tjeter vetvrasje/ Një 45 vjeçare i jep fund jetës, dyshohet se…

Views: 486

Një 45-vjeçare në Berat

i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë.

Policia bën me dije se dyshohet

që 45-vjeccarja vuante nga depresioni

dhe ishte në një gjendje të rënduar psikologjike.

Mesditën e djeshme, është paraqitur për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Beratit, shtetasja F. B., 45 vjeçe,

e cila dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike,

për shkak të depresionit, ka konsumuar Fotoksinë. Pavarësisht ndërhyrjes së specializuar të shërbimeve mjekësore, 45-vjeçarja ka humbur jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e rastit.

Leave a Comment