E dehur në timon, 37-vjeçarja shkakton aksidentin me 6 të plagosur në rrugë

Views: 879

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga një 37-vjeçare, pasi akuzohet se një natë më parë, shkaktoi një aksident ku u plagosën 6 persona, në mesin e të cilëve 3 fëmijë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në rrugën e Rinasit.

Mësohet se 37-vjeçarja me iniciale N.V, sipas policisë, po i jepte makinës në gjendje të dehur.

Ajo u përplas me një tjetër makinë dhe për pasojë të gjithë personat që ndodheshin në të, mbetën të plagosur.

Leave a Comment