Dalin detaje të reja: Ja pse e përdorte Naimi firmën e Liridona Ademajt

Views: 808

Gazetarja Aida Topalli ka ndarë detaje në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt në Kosovës, ku autor i dyshuar është bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.

Topalli tha se janë dy pista ku po heton policia, pasi Naim Murseli mund ta ketë përdorur emrin dhe firmën e viktimës për biznese të paligjshme.

“Ngjarja e Liridonës po vazhdon të mbajë peshë policinë e Kosovës, pasi një bashkëshort ka urdhëruar vrasjen e nënës së fëmijëve të tij. Një tjetër pistë ka dalë në dritë, dyshohet se Naimi ka përdorur emrin dhe firmën e Liridona Ademajt për të bërë biznes herë të ligjshme dhe herë të paligjshme, mes tyre edhe për tregti diamantesh. Një pistë tjetër është, që në momentin që Liridona ka kuptuar se çfarë ka bërë bashkëshorti, dëshironte të bënte denoncim. Bashkëshorti për ta penguar ka organizuar këtë atentat, por ende priten detaje zyrtare”, deklaroi ajo

Leave a Comment