Nga Janari deri në Qershor Shqipërinë e kanë vizituar mbi 4.5 milionë turistë.
Nga toka apo ajri, sugjerim i shoqërisë apo dhe informim nga rrjetet sociale, turistët e huaj shkelën territorin shqiptar, 21.5% më shumë se një vit më parë.
“Ne na e sugjeruan miqtë, kemi vizituar fillimisht Tiranën do vizitojmë dhe Durrësin. Na pëlqejnë të vizitojmë plazhet e Shqipërisë. Jemi nga Belgjika është hera e parë që vijmë këtu. Na pëlqen shumë vendi, njerëzit shumë miqësorë”, tha turisti për “A2CNN”
Por cila është origjina e turistëve? Shqiptarët e Kosovës normalisht kryesojnë renditjen me 1.7 milionë vetëm në 6 muaj. Vendin e dytë e mbajnë italianët me 486 mijë shtetas dhe më pas anglezët me plot 132 mijë shtetas që zgjodhën vendin tonë për të shpenzuar pushimet e tyre.
Leave a Reply